“Njerëz dhe Fate” është një ndër telenovelat e para shqiptare, e cila mblodhi një publik të gjerë para ekranit dhe me plotë bindjen mund të themi se bëri namin në atë kohë. Trajtonte tema të mprehta dhe problematika aktuale të realitetit shqiptare.
Mesazhet që përcillte ishin tepër të forta. Ato vinin edhe më të mprehta tek audienca përmes lojës spetakolare të një kasti të mrekullueshëm aktorësh.
Didi ishte ndër personazhet që ka mbetur në mendjen e publikut, edhe pse ishte në një rol negativ. Ajo u bë shoqja e Florit, të cilin e përfshiu po ashtu në një “rrugë të keqe” të trafikim te drogës dhe prositucionit.
Po kush është Didi për ata që nuk e njohin?
Emri saj i vërtetë është Arta Muçaj. Aktorja kosovare ka luajtur një sërë serialesh e filmash por, Arta Muçaj u bë e njohur në Shqipëri nëpërmjet rolit të “Didit” në këtë telenovelë.
Në vitet 2000 veç rolit në serial ajo u përfol edhe për historinë e dashurisë me rrokerin e famshëm, Bojken Lako. Kjo histori përfundoi pa shkak dhe nuk u bë asnjëherë publike, ose ishte një thashethem i mediave. Arta jeton tashmë në Australi, ku dhe vijon karrierën si aktore atje.
Ajo sot është po aq simpatike sa atëherë. Edhe pse kanë kaluar rreth 15 vite “Didi” nuk ka ndryshuar, por duket tepër në formë.