Pas “kryqëzimeve” që i kanë bërë për orientimin e tij seksual, Gabriel Garko ka marrë një vendim të papritur. I ftuar në programin ‘Non è la D’Urso’, aktori italian me famë botërore qartësoi se kjo do të jetë dalja e tij e fundit në televizion. Gjithashtu Garko u përgjigj gjatë intervistës dhe për dy polemikat që kanë lindur rreth tij. Ai deklaroi se nuk i ka përdorur ish-të dashurat si maskim dhe as Gabriele Rossin për të rrëfyer sekretin e tij. I fejuari i tij është 23 vjeç dhe i paprekshëm nga fuqia dhe pushteti i famës.