Kupa e Botës 2022/ Katari kërkon të bëjë të detyrueshme vaksinën për futbollistët

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 20.09.2021, 15:58

Vitin që vjen në Katar do të organizohet Kampionati Botëror i Futbollit. Për këtë arsye, nisur nga kushtet në të cilat ndodhet bota prej Covid, organizatorët e kanë kërkuar ta bëjnë të detyrueshme vaksinën për të gjithë lojtarët që do të marrin pjesë në kompeticionin më të madh të futbollit në planet. Autoritetet shëndetësore të Katarit kanë diskutuar me FIFA-n dhe me palët e treta që t’i garantojnë se të gjithë lojtarët pjesëmarrës të kenë marrë të dyja dozat e vaksinës. Gjithashtu, siç është njoftuar edhe më parë, vaksina do të jetë e detyrueshme edhe për tifozët. "Katari, si vendi pritës, do të sigurojë masat mbrojtëse të kërkuara për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë e të gjithë të përfshirëve në garë"- tha një zëdhënës i FIFA-s për “The Athletic”.

Të gjithë të pranishmit duhet të ndjekin këshillat e udhëtimit nga autoritetet e Katarit dhe udhëzimet e fundit nga Ministria e Shëndetit Publik. Vlen të theksohet se nëse vaksinat bëhen përfundimisht të detyrueshme, disa nga emrat më të mëdhenj të futbollit mund të humbasin turneun pasi ka patur një marrje relativisht të ulët të vaksinës midis futbollistëve profesionistë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit