Konferenca për shtyp e boksierit shqiptar Florian Marku para ndeshjes me kundërshtarin ukrainas Maxim Prodan është shoqëruar nga disa momente tensioni. Ukrainasi e ka provokuar Markun duke i thënë se ka bërë gabim që ka pranuar ndeshjen me të. Ndërkohë, kjo është mundësia e parë në karrierën e boksierit shqiptar për titullin. Sfida do të mbahet të shtunën në stadiumin e Tottenham në praninë e gati 70 mijë tifozëve. Prodan është mbajtës i titullit IBF në kategorinë Welterweight. Në rast fitoreje për shqiptarin do të jetë titulli i parë në karrierë në sportin e boksit. “Ky flet shumë dhe nuk ia ka idenë se çfarë është boksi. Duhet të mbajë me vete ndonjë armë nëse pretendon të më rrah mua. Do t’ia tregoj të shtunën se ka bërë gabim që pranoi të ndeshej”-u shpreh Prodan gjatë konferencës, duke e acaruar kështu boksierin shqiptar i cili u ngrit ta godiste, por u ndal nga rojet e sigurisë.
Më pas Marku u shpreh: