Manuel Gaxhja është shqiptari i cili do të ngrejë lart flamurin shqiptar në MMA më 28 shtator në Las Vegas në ndeshjen përballë Chris Duncan. Pas një karriere të gjatë në Holandë, ai do të niset për në SHBA për sfidën më të rëndësishme të karrierës së tij. Gaxhja ka lëvizur nëpër Evropë për një pjesë të mirë të karrierës së tij profesionale në kërkim të sfidave të reja. Ai e ka nisur karrierën e tij në Greqi ku është marrë në fillim me "taekwondon" dhe më pas është zhvendosur drejt Holandës për një karrierë të mirë. E tani pasi është përgatitur fizikisht ashtu siç duhet, po kërkon të bëjë histori duke marrë pjesë në MMA për t'u bërë luftëtari më i mirë në botë.
Pas Florian Markut duket se tani një tjetër shqiptar do të na bëjë krenarë në arenën ndërkombëtare të MMA dhe Gaxhes i duhet mbështetja e shqiptarëve anë e mbanë botës.