JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Hungari-Shqipëri/ Spektakolar Armando Broja, kalon në avantazh Kombëtaren
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 09/10/2021 22:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Është zhbllokuar rezultati në “Pushkash Arena”, ku po luhet ndeshja mes Hungarisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Ka qenë Armando Broja i cili ka gjetur rrjetën në minutën e 79-të. Me një gjuajtje spektakolare ai arriti të mposhtte portierin hungarez, duke shënuar një supergol që do ta kishin zili edhe yjet botërorë. Ndërkohë kanë mbetur edhe pak minuta nga përfundimi i takimit dhe Kombëtarja Shqiptare është shumë pranë fitores.