JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Rama dhe Veliaj lënë qytetarët pa transport urban, shoqata: Do punojmë me gjysmën e mjeteve!
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 18/10/2021 10:05

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mëngjesin e kësaj të hëne, përfaqësuesit e unionit të transportit publik kanë dhënë një njoftim tepër të rëndësishtëm për qytetarët. Ata njoftojnë se nisur prej datës 18 tetor, ky sektor do të operojë me gjysmën e kapacitetit të flotës së mjeteve urbane. Ky vendim, sipas tyre vjen si shkak e rritjes së vazhdueshme e të pandërprerë të çmimit të naftës por dhe të largimit të stafit.Gjithashtu isntitucionet nuk kanë marrë masa.

Njoftimi i Plotë:

Të nderuar, Përfaqsuesit e Unionit të Transportit Publik, ju vejnë në dijeni se pas një viti e gjysëm nga rihapja e transportit publik, ndodhemi ende në pikën fillestare ku asnjë nga institucionet përgjegjëse nuk ka marrë asnjë masë apo plotësim të kërkesave ekonomike të premtuara.

E të gjendur në këtë situatë të pafuqishme ekonomike për të përballuar ecurinë e transportit dhe sidomos pas rritjes së vazhdueshme e të pandërprerë të çmimit të naftës dhe të largimit të stafit,jemi të detyruar që të operojmë nga datë 18.10.2021 me gjysmën e kapaciteit të flotës së mjeteve urbane.

Jemi në këtë situatë pas shumë kërkesash dhe njoftimesh si në isntitucionet vendore dhe ato qëndrore ku mos reagimi i tyre na bën që të shkojmë deri në një kapitullim ekonomik të këtij sektori. Duke kërkuar mirkuptimin e qytetarve, mbetemi në pritje të zgjidhjes së kërkesave tona nga ana e isntitucioneve përgjegjëse.