JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

“O djalë më pushojnë nga puna mua”/ Pedagogia i kërkon studentit të pavaksinuar të dalë jashtë
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 18/10/2021 11:40

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e sotme ka filluar viti akademik, ku dhe nuk kanë munguar përplasjet si shkak i kundërshtimit së vaksinimit të detyrueshëm.

Në videon e mëposhtme, e publikuar nga faxnews është audio e debatit mes një studenti dhe pedagogeje në Fakultetin e Mjekësisë, ku kjo e fundit dëgjohet teksa i thotë studentit se është e detyruar që ta nxjerrë nga klasa, pasi në të kundërt ajo rrezikon vendin e saj të punës. Ndërkohë që studenti këmbëngul se ai ka të drejtë të arsimohet, pavarësisht nëse e ka bërë vaksinë apo jo, informacion për të cilin ai rezervohet ta japë.