JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Studentët e FSHN-së fitojnë! Pas protestave te Ministria e Arsimit lejohen në auditor edhe pa vaksinë e tampon
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18/10/2021 12:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Duket se protesta e studentëve të Fakultetit të Shkencave të Natyrës ka patur rezultat pozitiv. Mësohet se pas protestës së tyre para Ministrisë së Arsimit ata janë lejuar të futen në auditore pa qenë të vaksinuar apo pa patur tamponin negativ PCR. Shumë studentë kundërshtuan vendimin që vetëm studentët e vaksinuar dhe me test negativ do të lejohen të futen në auditor për të vijuar mësimin. Në hyrje të fakultetit pati edhe përplasje me policinë në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme.