JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Vdekja tragjike e Emiliano Salës: Shpallet fajtor 66-vjeçari që organizoi fluturimin e rrezikshëm me avion
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18/10/2021 16:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një burrë i akuzuar për organizimin e fluturimit që transportonte futbollistin Emiliano Sala, i cili vdiq kur aeroplani u rrëzua në Kanalin Anglez në vitin 2019 u deklarua fajtor këtë të hënë (18 tetor) në Cardiff, kryeqytetin e Uellsit. David Henderson, 66 vjeç, akuzohet se ka vepruar në mënyrë të pamatur ose neglizhente dhe kjo ka sjellë rrezikimin e avionit. Avioni i vogël privat në bord që mbante lojtarin dhe pilotin argjentinas 28-vjeçar David Ibbotson u rrëzua më 21 janar 2019. Sulmuesi i FC Nantes ishte rrugës nga qyteti francez për t'u bashkuar me Cardiff City, në një transferim prej 17 milionë eurosh.

British police investigate online picture reported to be football player  Emiliano Sala's body, Sports News | wionews.com

Vdekja e Salës tronditi të gjithë botën e futbollit. Trupi i tij u gjet në rrënojat e avionit, më shumë se dy javë pas aksidentit, në një thellësi prej 67 metrash. Trupi i pilotit 59-vjeçar nuk është gjetur ende. Në raportin përfundimtar të botuar në Mars 2020, Byroja e Hetimit të Aksidenteve të Aviacionit në Mbretërinë e Bashkuar (AAIB) tha se piloti humbi kontrollin e avionit gjatë një manovre të kryer me një shpejtësi shumë të madhe, "ndoshta" për të shmangur motin e keq.

Emiliano Sala: Family of late footballer still looking for answers two  years on | Football News | Sky Sports

Hetuesit gjithashtu besojnë se piloti ishte "ndoshta" i helmuar me monoksid karboni nga sistemi i shkarkimit të motorit. Ata gjithashtu vunë në dukje se fluturimi u krye në kushte që nuk ishin në përputhje me rregullat që rregullojnë fluturimet komerciale. Piloti lundroi me sy, natën, në kushte të vështira të motit dhe nuk kishte licencë për të drejtuar këtë lloj avioni ose për të fluturuar natën, thanë ata. Avioni u rrëzua me një shpejtësi prej 270 milje në orë (435 km/orë) në momentin e goditjes, sipas AAIB, duke përjashtuar çdo shpresë për mbijetesë.

Emiliano Sala: Pilot admits death crash charge | South Wales Argus

Fluturimi u caktua nga piloti britanik David Henderson, me kërkesë të ndërmjetësit Willie McKay dhe djalit të tij Mark, agjenti i mandatuar nga Nantes për të kryer transferimin e Salës. Klubi uellsian pretendoi se i kishte ofruar një fluturim komercial lojtarit, por ai nuk pranoi. Para se të merrte avionin e vogël privat, Emiliano Sala ishte i shqetësuar për gjendjen e avionit.

Burimi:euronews Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA