JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

E rrallë! Gruaja 70-vjeçe lind fëmijën e saj të parë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18/10/2021 17:21

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një grua indiane pretendon se ka lindur fëmijën e saj të parë në moshën 70 vjeç, duke e bërë atë një nga nënat më të vjetra për herë të parë në botë. Jivunben Rabari dhe bashkëshorti i saj Maldhari, 75 vjeç, treguan me krenari djalin e tyre emrin e të cilit nuk e kanë zbuluar para gazetarëve pasi thanë se ai kishte lindur falë metodës IVF.

Gruaja indiane, Jivunben Rabari, e cila pretendon se është 70 vjeç ka mirëpritur fëmijën e saj të parë, duke e bërë atë ndoshta një nga nënat e reja më të vjetra në botë

Rabari ka thënë se nuk ka letërnjoftim për të vërtetuar moshën e saj, por u tha gazetarëve se ishte 70 vjeç dhe kjo e bën atë një nga nënat më të vjetra në botë. Por jë grua tjetër indiane, Erramatti Mangayamma besohet të jetë më e vjetra pasi kishte dy vajza binjake në shtator 2019 në moshën 74 vjeç. Rabari dhe Maldhari, nga një fshat i vogël i quajtur Mora në Gujurat, Indi, janë martuar para 45 vitesh dhe janë përpjekur për vite me radhë të kenë fëmijën e tyre. Mjeku i çiftit Naresh Bhanushali tha se ishte 'një nga rastet më të rralla që kam parë ndonjëherë'.Dr Naresh Bhanushali tha:

Kur ata erdhën për herë të parë tek ne, ne u thamë atyre se ata nuk mund të kishin një fëmijë në një moshë kaq të vjetër, por ata këmbëngulën. Ky është një nga rastet më të rralla që kam parë ndonjëherë.

Jivunben Rabari dhe burri i saj Maldhari, i cili thuhet se është 75 vjeç, mirëpritën një djalë përmes IVF këtë muaj

Shanset që një grua në të 70 -tat të mbetet shtatzënë në mënyrë natyrale janë praktikisht zero. Kjo ndodh sepse shumica e grave kalojnë menopauzën midis të 40 -ve dhe fillimit të 50 -tave. Por Shoqëria Amerikane e Mjekësisë Riprodhuese (ASRM) pohon se çdo grua e çdo moshe mund të mbetet shtatzënë me ndihmën mjekësore me kusht që ajo të ketë një mitër normale, edhe nëse nuk ka më vezore.

Burimi:dailymail Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA