Reperi i njohur Kanye West, tani nuk do të quhet më Kanye West, por Ye. West i dërgoi kërkesën një gjykatësi që ligjërisht të ndryshojë emrin e tij para festës së tretë të albumit “Donda”.
Ai paraqiti një kërkesë për të ndryshuar emrin e tij nga Kanye Omari West, në “Ye”. 44-vjeçari deklaroi në dosje se dëshiron të bëjë këtë ndryshim për “arsye personale”. Përveç faktit që është një version i shkurtuar i Kanye, emri i ri gjithashtu ka rëndësi fetare për yllin.
Burimi: www.bbc.com| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA