Breshëri “zbardh” Tiranën!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 29.11.2021, 17:56

Ditët e fundit, i gjithë vendi është përfshirë nga moti i keq me reshje të dendura shiu në formën e stuhive, por edhe dëbora në veri, verilindje dhe juglindje të vendit. Ndërkohë, pasditen e sotme Tirana është “pushtuar’ nga breshëri, që brenda pak minutash ka arritur që të “zbardhë” kryeqytetin.

Më problematike paraqitet situata në jug, ku Vjosa doli nga shtrati në Novoselë dhe shkaktoi dëmet e para. Moti i keq pritet që të vazhdojë edhe nesër, ndërsa më pas reshjet do të rikthehen sërish në fundjavë.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit