U inagurua me bujë nga Rama, makinat përfundojnë në kanal në Rrugën e Arbërit

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 29.11.2021, 18:30

Prej disa ditësh i gjithë vendi ynë është përfshirë nga reshje të dendura shiu dhe në disa zona edhe nga reshje bore. Edhe sot në disa qarqe janë paraqitur probleme për shkak të motit të keq. Në veri janë bllokuar disa akse rrugore dhe kalimi në to ka qenë i vështirë. Ndërsa në jug lumi Vjosa ka dalë nga shtrati në Novoeselë dhe ka shkaktuar disa dëme.

Po ashtu edhe në Rrugën e Arbërit ka patur vështirësi në qarkullimin e automjeteve. Sipas raportimve më të fundit nga qyetarët, rruga është bllokuar nga breshëri dhe për pasojë disa makina kanë përfuanduar në kanal. Nuk dihet nëse ka patur të plagosur apo dëme materiale. Kujtojmë se kjo rrugë u inagurua me bujë të madhe nga Rama dhe Balluku, ndonëse ende nuk ëshë përfunduar plotësisht. Nuk dihet nëse janë dërguar borëpastruese apo punonjës që të punojnë për zgjidhjen e problemit.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit