Kanë qenë dy qentë e saj, Blu dhe Balù, të cilët i kanë shkuar në ndihmë një gruaje të moshuar 90-vjeçare e cila ka rënë në kopsht, në shtëpinë e saj në provincën e Komos, teksa po mblidhte trëndafila. Dy qentë, duke kuptuar se pronarja e tyre ishte në telashe, filluan të lehin me këmbëngulje derisa tërhoqën vëmendjen e një djali që po kalonte në rrugë. I riu, i cili pas pak çastesh vuri re plakën në tokë, me ndihmën e një gruaje e cila ndërkohë kishte mbërritur në vend, lajmëroi urgjencën.