Komisioneri Robert Gajda në vend që të mbrojë të diskriminuarit, blen 20 mijë euro makinë nga Dulaku në tenderin e dyshimtë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 15.06.2022, 22:36

Ndoshta nuk e dini por në Shqipëri egziston një institucion i quajtur “Komisioneri për mbrojtjen nga diskriminimi”. Sipas ligjit, ky institucion lufton diskriminimin nga gjinia, raca, ngjyra, etnia, gjuha, identiteti gjinor, orientimi seksual, bindjet politike, fetare ose filozofike, gjendja ekonomike, arsimore ose shoqërore, shtatzania, përkatësia prindërore, përgjegjësia prindërore, mosha, gjendja familjare ose martesore, gjendja civile, vendbanimi, gjendja shëndetësore, predispozicione gjenetike, aftësia e kufizuar, përkatësia në një grup të veçantë, ose çdo shkak tjetër.

Ky institucion drejtohet nga komisioneri Robert Gajda. Mirëpo në vend që zotëria të marrë masa për të eleminuar diskriminimin që për hir të së vërtetës në Shqipëri është në doza tepër të larta, duket se gjen kohë dhe blen makinë në vlerë rreth 20 mijë euro nga Dulakët.

Bëhet fjalë për procedurën me numër reference REF-30922-05-26-2022 dhe me objekt “Blerje automjeti”, me një fond limit në vlerën 2,037,878 lekë të reja pa TVSH ose rreth 20 mijë euro përfshirë TVSH.

Tenderi që në fillim duket tepër i dyshimtë. Së pari pasi rezulton se nuk ka patur fare garë, pra jemi në kushtet e një mungese të konkurrencës. Kështu rezulton se ka marrë pjesë në të vetëm kompania Albania Motor Company sh.p.k. në pronësi të vëllezërve Dulaku, me ofertë 2,030,000 lekë të reja pa TVSH.

Së dyti, vlera e ofruar nga kompania e vetme dhe njëkohësisht fituese është thuajse identik sa fondi limit i tenderit, përkatësisht sa 99.61% e tij. Ndërkaq duke parë specifikimet e makinës, vihet re se komisioner Berti ka kërkuar jo pak, por makinë prodhim i vitit 2022 me zero kilometra. Bukur apo jo?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit