Doktori bëhet baba në moshën 83-vjeçare: Kam frikë se nuk do mundem ta shohë djalin të rritet

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 23.06.2022, 09:39

Një mjek 83-vjeçar është gëzuar për herë të parë në jetën e tij pasi është bekuar nga fëmijë.

Eksperti i ushqimit, Alberto Comillot thotë se ai po përpiqet të krijojë momente të bukura me djalin e sapolindur, ndërsa i ka mbetur peng fakti që është i vjetër dhe se në të ardhmen nuk do ta shohë djalin e tij të rritet.

Gruaja e tij, Estefania Pasquini, 35 vjeçe, mbeti shtatzënë pas trajtimit të fertilitetit.

Pavarësisht moshës së Dr. Cormillot, ai thotë se është i përfshirë në mënyrë aktive në rritjen e djalit të tij, Emilio.

Ai tha:

Unë jam i vetëdijshëm se jeta nuk është e pafund. Unë e di se djalin e vogël do ta shoqëroj deri në një moment të caktuar. Derisa të ndodhë kjo, unë planifikoj të shijoj çdo ditë në maksimum.

Çifti kanë treguar se si kanë punësuar një mësues privat të gjuhës kineze për djalin e tyre, tani nëntë muajsh. Dr. Cormillot ka shkruar më shumë se njëqind punime shkencore të prezantuara në konferenca dhe revista ndërkombëtare dhe ka shkruar më shumë se 50 libra kryesisht mbi edukimin shëndetësor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit