Një aksident i rëndë ka ndodhur në Lezhë.
Shoferi i makinës tip “Volswagen” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, teksa ka përfunduar në një lokal ku ka lënë të plagosur klientin e lokalit që po pinte kafen e mëngjesit.
Ky i fundit është dërguar për të marrë ndihmën mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur menjëherë policia e cila ka nisur dhe hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.