Rama e bëri drejtor, pasi vodhi shtëpinë e Benzema/ Alfred Prodani ekstradohet në Spanjë

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 24.06.2022, 09:15

Ish-drejtori i Ujësjellës-Kanalizime në Kurbin, Alfred Prodani i arrestuar në fillim të muajit maj për vjedhje në Spanjë, në shtëpinë e sulmuesit francez, Karim Benzema, do të ekstradohet drejt këtij shteti për tu përballur me drejtësinë.

Pas përfundimit të afatit të paraburgimit 40-ditor, Gjykata e Kurbinit ndryshoj masen e sigurisë për 41-vjeçarin, duke e lënë në burg pa afat, ndërsa mësohet se do të ekstradohet drejt shtetit Spanjoll.

Kujtojmë se 41-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata Coruna/Spanjë, në vitin 2013, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës".

Prej 9-vitesh Alfred Prodani mbante postin e Drejtorit të Ujësjellës-Kanalizime në Kurbin, si përfaqësues i Partisë Socialiste.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit