Mësuesja sapo kishte marrë patentën dhe i mori makinën kolegut/ Si ndodhi aksidenti në Lezhë?

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 24.06.2022, 09:49

Një aksident i pazakontë u regjistrua mëngjesin e djeshëm në rrugën e vjetër Lezhë-Milot. Një automjet doli nga rruga dhe përfundoi në një lokal pranë zonës, ku si pasojë mbeti i plagosur një 60-vjeçar.

Fatmirësisht 60-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën dhe pas mjekimit në spital është dërguar në shtëpi.

Por çfarë ndodhi konkretisht ditën e djeshme?

Një mësuese e një shkolle në zonë, sapo ishte pajisur me leje drejtimi dhe mori makinën e kolegut. Mirëpo, sapo u nis humbi drejtimin dhe u përplas me tavolinat e lokalit. Në automjet ishin edhe disa persona të tjerë. Drejtuesja e automjetit u shoqërua në polici, ku dha sqarimet e saj rreth ngjarjes dhe më pas u la e lirë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit