Braktisja e planifikuar e Shqipërisë!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 24.06.2022, 10:23

Nga Burhan Fili:

Grumbullimi i popullsisë në qytet të madh siç asht rasti i Tiranës, i përngjet nji ‘rezervati’ ku grumbullohen “gjallesat“ në mënyrë që gjuetia e tyne të bahet e lehtë. Aty humbet ‘adresa’ që çon në daljen nga natyrshmëria me të cilën u krijun, kjo çon në hibritizim që asht shkarje drejt shkatërrimit. Grumbullimi i popullsisë në nji qytet (Tiranë), e mpin ndërgjegjen, pakson kureshtjen, e zbeh vizionin dhe e shkëput njeriun nga themeli i tij.

Largimi i popullsisë nga fshatrat, qytetet e vogla, krijon boshllëk dhe tharjen e burimit natyror që mban gjallë dhe të freskët lidhjen në mes fshatit dhe qytetit pa e cënu rrjedhshmëninë e rrjedhës shoqërore, që mban ekuilibrin e infrastrukturës shoqërore, e cila po grryhet nga vërshimet e popullsisë nga katundet në nji rezervat të qëllimtë, duke kriju erozion, i cili grryn përbamjen shoqnore, që po del nga natyrshmëria e saj. Kjo nuk bahet rastësisht, por mungesa e kushteve qëllimisht si mungesa e infrastrukturës dhe papunësia në maksimum çojnë në braktisjen e fshatrave dhe qyteteve të vogla. Të gjitha kto bahen me plane të caktume për të çorodit popullin me busull të humbun,që harron nga ka ardhë.

Në atë amull shoqëror ku i ka humb freskia dhe ripërtëritja që krijon ambient ku zhvillohen ‘viruset’ e korrupsionit e të gjitha formave në të gjitha sferat e jetës të çoroditun. Dyndjet e popullsisë në kyt formë janë rrezik i madh për nji komb, se janë jashtë natyrës së lëvizjes që nji popull ndërmerr në kushte normale, me përjashtim të luftrave që çojnë në largimin masiv të popullsisë,refugjatë. Ndërsa këtu në Tiranë po bahemi refugjatë të korrupsionit të planifikum që ka sjell mishmash,ku s’e merr vesht i pari të fundit. E gjitha kjo ka sjellë dehjen e popullsisë që dyndet në qytetin e madh “El Salvador-Shpëtimtar” -Tiranën, rezervati i korrupsionit të kombit, që të gjithë hyjnë me dëshirën dehëse…

Boshatisja e fshatrave, qyteteteve të vogla bjen varfninë e kombit, duke dobësu marrëdhaniet e natyrshme që mbajnë ekuilibrin e popullsisë. Lëvizjet e njerëzve nga vendi në nji vend nuk mund të ndalohen siç bani komunizmi, ato duhet të lihen të lira që të qarkullojnë natyrshëm, kjo sjellë ruajtjen dhe mbrojtjen nga erozioni i bastisjeve të vendit, që nëse vazhdohet kështu do të sjellë shterpëzimin e popullsisë që duket se po shkon haravan drejt saj… Kjo nuk asht thjesht dukuri, por fatkeqësisht asht realitet i hidhur që ka gllabru vendin tonë dhe vende të tjera që i përngjasin kampeve “refugjatësh” ku presin mundësinë e arratisjes…

Nëse vazhdohet kështu Shqipëria do të bahet shterp, thjesht nji rezervat për të furnizu tregjet e korrupsionit të brendshëm e të jashtëm që punojnë për njena-tjetrën në kurriz të kombit tonë. Ky rrezik që po i kanoset shqiptarve nuk mund të luftohet ndryshe vetëm duke qenë të ndërgjegjshëm për amanetin që kemi : ta ruajmë vehten tonë me vehten tonë duke forcu besimin në Zot që na nderoi me kombin,gjuhën dhe vendin tonë që janë amanet. Kjo do të sjellë imunitetin tonë për t’i ba ballë sulmeve të viruseve të vendit e të huaj, që prodhohen nga moçalishtja e korrupsionit ndërkombëtar. Shqipëria nuk ashtë Tirana, por Tirana ashtë e Shqipërisë. Allahu na ruajtë të gjithëve!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit