10 minuta pas fillimit të provimit, publikohet teza e Biologjisë dhe Fizikës

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.06.2022, 10:35

Sot në orën 10:00 mbi 33 mijë maturantë i janë nënshtruar provimeve të maturës shtetërore me zgjedhje. Por pa kaluar 10 minuta nga nisja e provimeve, teza e Biologjisë dhe Fizikës po qarkullon nëpër rrjete sociale dhe media. Ende nuk dihet se kush e ka shpërndarë por vlen të thuhet se kjo nuk është hera e parë që ndodh diçka e tillë pasi edhe në vitet e mëparshme ka patur shumë raste të publikimit të tezave fill pas nisjes së orarit zyrtar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit