ANKETIMI i trishtë: 42% e shqiptarëve duan të largohen nga Shqipëria!

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 25.06.2022, 00:02

RCC (Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal) me anë të një anketimi me rreth 6000 ballkanas publikoi rezultatet e Barometrit të Ballkanit 2022.

Rezulton se Shqipëria është delja e zezë e Ballkanit përsa i përket pritshmërive për të ardhmen pasi tek qytetarët shqiptarë janë ulur tej mase.

42% e shqiptarëve duan të emigrojnë jashtë vendit për një jetë më të mirë. Shqiptarët e Kosovës janë populli më optimist i Ballkanit, ndërsa Mali i Zi ndër ekonomitë e para në rajon për perspektivë mbizotëruese pozitive.

88% e të anketuarve shqetësohen në Shqipëri për rritjen e hendekut të pasurisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit