JOQ zbuloi skandalin e tenderit të ish-kunatës së Ramës me krevat dopio në zyrë, QSUT: S’është për drejtoreshën!

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.07.2022, 16:05

Para pak ditësh JOQ ALBANIA zbuloi tenderin zhvatës të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” me në krye Albana Ficon. Në këtë tender shumë të dyshimtë thuhej se QSUT ka kërkuar të pajisë zyrat me krevat dopjo si dhe karrige me tapiceri lëkure origjinale natyrale, me shpinore të lartë dhe rezistente ndaj zjarrit.

Por ditën e sotme QSUT në një reagim për mediat shprehet se këto pajisje nuk janë për drejtoreshën Fico dhe vartësit e saj por për Spitalin e Ri të Sëmundjeve të Brendshme.

Reagimi i QSUT

Nisur nga shkrimet që qarkullojnë në media për të ashtuquajturat “zyra luksoze të administratës së QSUT”, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” sqaron se: Nuk ka asnjë procedurë prokurimi për pajisjen e zyrave të administratës së QSUT. Spitali i Ri i Sëmundjeve të Brendshme në QSUT është në fazën e finalizimit të investimit dhe paralelisht, të mobilimit dhe pajisjeve mjekësore me standarde europiane, për të cilat QSUT ka realizuar procedurat e para. Të gjitha pajisjet, përfshirë edhe shtretërit per dhomat e pacientëve, mobilimin spitalor dhe pajisjet që nevojitet për të bërë një spital funksional, janë realizuar në përmbushje të kërkesave të shërbimeve universitare të Spitalit të Sëmundjeve të Brendshme në QSUT dhe janë konform standardeve të përcaktuara.

QSUT rithekson se, nuk ka asnjë procedurë për mobilimin e zyrave të QSUT. Çdo përpjekje për të hedhur baltë mbi punën e stafit të QSUT, nuk do të stepë e demotivojë punën e një ekipi që punon çdo ditë me përkushtim e profesionalizëm në shërbim të qytetarëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit