15-vjeçari vdiq në aksidentin me motor, babai i tij: Në vendngjarje i kanë marrë telefonin, ju lutem na e ktheni se kemi kujtime

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.07.2022, 17:14

Para pak ditësh një aksident tragjik ndodhi në aksin rrugor “Belsh – Kuçovë”, në fshatin Marinës. Orgito Musai ishte duke udhëtuar me motor bashkë me shokun e tij 15-vjeçar kur të dy u përplasën nga automjeti që ju vinte përballë dhe Orgito humbi jetën.

Babai i të ndjerit ditën e sotme i është drejtuar JOQ ALBANIA pasi ka një kërkesë për qytetarët. Ai ka treguar se ditën e aksidentit në vendin e ngjarjes është marrë gabimisht telefoni i 15-vjeçarit. Ai lutet që kushdo që e ka gjetur t'ia kthejë mbrapsht pasi në telefon kanë kujtime të bukura me 15-vjeçarin. Babai i 15-vjeçarit ofron edhe shpërblim për ata që i gjejnë telefonin.

Kërkesa e babait:

Pershendetje JOQ Doja te ndaja dicka me ju! Jam Babai i Orgito Musait 15 vjecarit qe u aksidentua me motorr dhe si pasoj humbi jeten para 10 ne Belsh me dt 20/06/2022. Ne vendin e ngjarjes eshte marre gabisht telefoni i djalit tim.Ju lutemi kushdo qe e ka gjetur te ma ktheje mbrapsh se kam shume kujtime te bukura me Orgiton.Kundrejt cdo shpreblimi nr i tel 0682260495. Ju falendoroj nese e shperndani kete sms.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit