Skerdi Drenova do i paguajë 130 MLN LEKË operacionet plastike punonjëseve të tij

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 16.08.2022, 12:49

Skerdi Drenova Drejtori i Operatorit të Sistemit të Transmetimit e ka lëshuar dorën me paratë e shqiptarëve kur vjen puna tek pamja e punonjësve të tij.

Bëhet fjalë këtu për një tender me vlerë 132 MLN LEKË pa TVSH për punonjësit e OST.

Drejtori siç duket ka menduar për pamjen e jashtme të punonjëseve të tij dhe i do në dukje perfekte duke i financuar operacione kirurgjikale me paratë e popullit shqiptar.

Në tender specifikohet veçanërisht një kriter i trajtimeve kozmetike të përfshira në këtë kontratë.

TRAJTIM KOZMETIK

Trajtim kozmetik për qëllime të kësaj kontrate nënkupton çdo trajtim mjekësor që kryhet vetëm për të ndryshuar pamjen e jashtme dhe jo me qëllim trajtimi dhe shërimi të një gjendje shëndetësore”

Kriteri e specifikon saktë se ndërhyrja duhet të kryhet vetëm për të ndryshuar pamjen e jashtme dhe jo për të shëruar një gjendje shëndetësore.

144 punonjëset e këtij institucioni shtetëror do kenë 1 vit në dispozicion për të vendosur se kur do i bëjnë operacionet plastike për t’u dukur perfekte në sytë e shefit.

Në përkufizimin global të trajtimeve kozmetike përfshihen ndërhyrjet e fillersave të buzëve ose ndryshe fryrja e tyre, rinoplastika që do të thotë rimodelimi i hundës, lifting e fytyrës (ngritja e lëkurës) për t’u dukur më rinore apo edhe botoksi për fshehjen e rrudhave.

E kush nuk do e donte një shef të tillë, nëse nuk do të ishte me një këmbë në SPAK për shpërdorimin e parave të shqiptarëve të varfër për qejfe të punonjëseve të tij që po ashtu paguhen nga taksat e qytetarëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit