Vëllezërit Cala kapen me telefona dhe “Instagram” në burg, numrat e tyre në emër të dy vajzave

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.08.2022, 20:45

Në maj të këtij viti dy vëllezërit Klement dhe Eldi Cala, të akuzuar për grabitjet pranë aeroportit të Rinasit u mbyllën në regjmin “41 biss” për një vit. Kur kanë kaluar 3 muaj që nga dënimi i tyre, prokuroria i akuzon dy vëllezërit për futjen e sendeve të ndaluara në qelitë e burgut.

Tre telefona celularë, me numra dhe “Instagram” janë gjetur në qelitë e tyre dhe prokuroria është e bindur se ato nuk janë futur nga familjarët e tyre. Dyshimet e prokurorisë janë se këto sende të ndaluara janë futur përmes punonjësve të policisë.

Sipas “TCH” vetë vëllezërit Cala kanë këmbëngulur në mbyllje te hetimeve se i kanë gjetur telefonat në ambientet e përbashkëta të dusheve, të fshehura në një kuti shampoje. Duke hetuar brendësinë e këtyre telefonave, policia shkencore ka zbuluar se dy vëllezërit komunikonin në greqisht. Kompanitë telefonike të numrave të gjetur në celularët kanë treguar se ato janë regjistruar në emrin e dy vajzave, por këto të fundit dëshmojnë se nuk njohin asnjërin nga të burgosurit duke shtuar se nuk kanë qenë ansjëherë në burg.

Nuk kemi qenë asnjëherë në burg shtojnë dy vajzat.

Ndërkohë numri i tretë edhe pse është me prefiks shqiptar nuk ekziston si numër. Prokuroria dyshon se është numër i qendrës se mesazheve që abonentët i përdorin për të dërguar mesazhe.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit