“Mbani sytë te rruga dhe jo telefoni, shmangni lotët dhe dhimbjen e panevojshme për njerëzit”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.08.2022, 22:35

Pasditen e djeshme një 29-vjeçare që drejtonte një makinë tip Peugeot hipi mbi trotuar dhe përplasi tre qytetarë te Liqeni në Tiranë. Fatkeqësisht përplasja ishte fatale për 60-vjeçarin Begzan Hysa i cili u përplas bashkë me bashkëshorten e tij Valentina Hysa.

I moshuari humbi jetën ditën e sotme në spitalin e Traumës aty ku ishte shtruar që prej mbrëmjes së kaluar. Një vajzë që punon te spitali i Traumës ka treguar për JOQ ALBANIA dhimbjen dhe lotët që ka parë në sytë e familjarëve të çiftit Hysa.

Duke i shprehur ngushëllime familjes Hysa, vajza në fjalë tregon se aksidente të tilla ndodhin vazhdimisht por duhet të jemi të kujdesshëm në timon që të shmangen tragjeditë. Vajza tregon se vetë është shofere prej dy vitesh por përpiqet të ketë kujdes sa më shumë në rrugë dhe jo në telefon ashtu siç ndodhi me 29-vjeçaren Elinta Garo.

Ajo shprehet se vetëm duke qenë të kujdesshëm shmangen tragjeditë, dhimbja dhe lotët e panevojshëm në sytë e njerëzve.

Mesazhi sensibilizues i vajzës:

Pershendetje JOQ, Doja te flisja ne lidhje me rastin e vajzes qe perplasi ciftin tek liqeni.Un personalisht nuk do indinjohesha fare qe asaj femre ti jepja me patente e as makine.Sepse edhe un kam 2 vite qe i jap makines por shyqyr zotit syt i kam mbajt ne rruge jo ne telefon.Ngushellime familjes per personin qe humben.
Un punoj tek spitali i traumes dhe me kujtohen familjaret e zotit Begzan dhe zonjes Valentina qe sa her i shikoja mbrem i kishe vetem te mbytur nga lotet dhe merzia e gjendjes se zonjes dhe zoteris. Esht e vertet qe aksidentet dhe fatekeqesi te tilla ndodhin por nese ne arrijme te tregojme kujdes raste te tilla edhe mund te shmangen. Shmangim dhimbjen,lotet dhe merzin e shum njerezve qe mund te jen te panevojshme. Anonim ju lutem

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit