Pavarësisht se mudohet ta fshehë, Cristiano Ronaldo nuk është i lumtur te Manchester United dhe nuk po arrin të gjejë dot ambientin e duhur.
Sikur mos mjaftonte humbja e shkëlqimit në fushën e lojës, Ronaldo ka nuk është më i njëjti edhe jashtë saj. Sjellja e tij karshi tifozëve ka ndryshuar.
Në ndeshjen e fundit të Manchester United në Europa League, një tifoze ishte duke pritur me telefon në dorë për të realizuar një foto në pushimin mes pjesëve kundër Sherif Tiraspolit, por në fund nuk mori as vëmendjen e 5 herë fituesit të Topit të Artë.
Ronaldo e ka injoruar kërkesën e saj, duke vazhduar rrugën drejt dhomave të zhveshjes pa kthyer as sytë drejt vajzës në fjalë. Një gjest që nuk i shkon për shtat një lojtari të nivelit të tij.
A fan asked Ronaldo for a picture during the halftime of the United game but he refused to take it… pic.twitter.com/qYIRsvmtQU
— LSPN FC (@LSPNFC_) September 15, 2022