Vrasja e Pjetër Kolës në magazinën e drogës në Pukë, shoqërohet një grua nga Berati

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 30.09.2022, 23:57

Pak ditë më parë në Pukë u vra 44-vjeçari Pjetër Kola me origjinë nga Lezha.

Në lidhje me vrasjen e tij së fundmi është shoqëruar një grua nga Berati pasi mendohet se ka dijeni për rrethanat e ngjarjes.

Në media raportohet se vrasja e Kolës ka ndodhur në një magazinë në fshatin Korthpulë pasi dyshohet për prishje të pazareve të drogës. Në lidhje me vrasjen e tij deri më tani janë arrestuar dy banorë të zonës, një grua nga Cërriku dhe gruaja nga Berati.

Ndërkohë, autori i dyshuar i ngjarjes, Martin Pergjini mbetet ende në arrati. Ka dyshime se në magazinë e drogës ku u vra Kola punonin gra nga rrethe të ndryshme të Shqipërisë por edhe punonjës të huaj.

Kujtojmë se Kola në fillim u dërgua i plagosur në qendrën shëndetësore në Vaun e Dejës nga dy persona të cilët e braktisën aty. Më pas 44-vjeçari u transportua në spitalin rajonal të Shkodrës por aty humbi jetën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit