E mitura në Sarandë u rrëzua nga kati i katërt, nëna e mbyllte me të vëllanë në shtëpi dhe shkonte në punë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 01.10.2022, 17:24

Pak më parë në qytetin e Sarandës, një 11 vjeçare u rrëzua nga kati i katërt i pallatit të saj, teksa u nis drejt spitalit të Traumës për ndihmë më të specializuar mjekësore. Vajza ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa është futur në sallën kirurgjikale në spitalin e Traumës dhe po i nënshtrohet një operacioni.

E mitura ka qenë në ballkonin e banesës, bashkë me të vëllanë e saj dhe për një moment ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga lartësia e katit të katërt. Burime për mediat bëjnë me dije se e mitura ka dashur të kalojë nga ballkoni në një tarracë kur është rrëzuar.

Ka qenë një polici i cili ka parë ngjarjen pasi ka shtëpinë përballë me atë të 11-vjeçares dhe pikërisht efektivi ka marrë vajzën për ta çuar me makinën e tij në spital. E mitura ka marrë goditje në kokë dhe kishte fraktura në këmbë dhe dorë. Mësohet se nëna e të miturës shkonte në punë çdo ditë dhe fëmijët i mbyllte në banesë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit