Shumat e kërkuara nga të famshmit për postimet e tyre në Instagram janë marramendëse dhe shpesh konsiderohen si tepër të larta.
Listën e më të shumëpaguarve e kryeson Cristiano Ronaldo. Superylli portugez kërkon 2.3 milionë dollarë për të reklamuar një produkt përmes profilit të tij në Instagram, i cili ndiqet nga 529 milionë njerëz.
Pas Cristianos është Lionel Messi, i cili kërkon 1.7 milionë dollarë për një postim në Instagram. Ndjekja e Messit është rritur shumë që kur Argjentina fitoi Kupën e Botës, duke arritur në 415 milionë përdorues.
Shumë pranë Messit është Kim Kardashian, çdo tarifë e së cilës në Instagram arrin 1.6 milionë dollarë.
Beyoncé pason nga afër me 1.3 milionë dollarë për postim.