Një video nga ato që natyrisht është tepër e vështirë të gjenden online për shkak të fshirjes me shumë mënyra, ka mbërritur në redaksinë tonë.
Në të shihet se si kryetari aktual i Bashkisë Tiranë deklaronte para një audience pak kohë më parë se e ka patur mamanë pastruese.
Gjatë fjalës së tij para asaj që duket si një nga mbledhjet e zakonshme propagandistike, Veliaj shprehet se dikur mamaja e tij ka gjetur një punë si pastruese në Tiranë pranë Pazarit të Ri.
Duke patur parasysh se së fundmi profesioni i nderuar i pastrueses rezulton me fitime kolosale në vlera prej qindra-mijëra eurosh, mund të themi me plot gojën se më në fund zbulohet se ku i gjeti lekët Veliaj për dasmën e tij super luksoze.