“Tradhtar”/ Protestuesit pushtojnë rrugët e Madridit, kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 21.01.2023, 19:28

Mijëra njerëz dolën sot në qendër të Madridit për të protestuar kundër qeverisë socialiste dhe duke e akuzuar atë për minimin e kushtetutës, në një tubim të mbështetur nga partitë e krahut të djathtë.

Demonstruesit u mblodhën në Plaza de Cibeles përpara Bashkisë duke mbajtur flamuj spanjollë, duke i bërë thirrje kryeministrit Pedro Sanchez të jepte dorëheqjen dhe duke brohoritur "tradhtar".

Më shumë se 100 organizata, duke përfshirë Partinë Popullore të opozitës konservatore, partinë e qendrës së djathtë Ciudadanos dhe të djathtën ekstreme Vox, organizuan tubimin nën sloganin "Për Spanjën, për demokracinë dhe për kushtetutën".

Folësit sulmuan qeverinë për një sërë politikash dhe vendimesh, duke filluar nga lirimi i mbështetësve të pavarësisë katalanase deri te marrëveshjet e saj me partitë separatiste rajonale. Sipas vlerësimeve të autoriteteve të Madridit, rreth 30,000 njerëz morën pjesë në tubim.

Kreu i Vox Santiago Abascal, i cili ishte i vetmi lider i partisë që mori pjesë në tubim, u tha të mbledhurve se qeveria kishte "shkelur kushtetutën duke mbyllur spanjollët", duke iu referuar bllokimeve të vendosura për shkak të Covid-19.

Rreth 200 kilometra larg, në qytetin veriperëndimor të Valladolidit, Sanchez tha se protestuesit në Madrid po mbronin një Spanjë "uniforme" dhe për këtë arsye "të njëanshme".

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit