Tre persona të lënduar gjatë xhirimeve të sezonit të ri të Squid Game

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.01.2023, 01:53

Tre persona janë plagosur dhe kanë marrë trajtim mjekësor gjatë xhirimeve të sezonit të ri të Squid Game, ka deklaruar Netflix.

Gjatë xhirimeve të “Squid Game, The Challenge” bazuar në serialin hit të Koresë së Jugut, mediat angleze raportuan se se disa persona janë plagosur. Kjo pasi sezoni i ri po xhirohet në Cardington Studios në Bedfordshire, Angli dhe temperaturat ranë nën zero.

Por një zëdhënëse e Netflix tha se mjekët ishin në xhirime gjatë gjithë kohës dhe se askush nuk u lëndua rëndë.

Ndërsa ishte shumë ftohtë në set dhe pjesëmarrësit ishin të përgatitur për këtë çdo pretendim për lëndim të rëndë është i pavërtetë.

Seriali paraqet 456 garues që konkurrojnë për një çmim prej 4.56 milionë dollarësh (3.8 milionë £). Seriali thriller tregon historinë e konkurrentëve të zhytur në borxhe që konkurrojnë për një çmim të madh në para në një seri vdekjeprurëse lojërash të shtrembëruara për fëmijë.

Squid Game mban rekordin si seriali më i popullarizuar i Netflix i të gjitha kohërave dhe u transmetua nga 111 milionë përdorues në 28 ditët e para të fillimit të tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit