Federata Europiane e Gazetarëve ragon ashpër për sulmin e Veliajt ndaj JOQ: Po vendos në rrezik jetën e gazetarëve!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 31.03.2023, 18:56

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Gazetarëve Europianë, një nga shoqatat më të mëdha të gazetarëve në Europë ka reaguar ashpër në lidhje me sulmin publik që Erion Veliaj bëri ndaj JOQ ALBANIA dhe Lolitës, pak ditë më parë në një takim me oligarkët e autobusëve.

Erion Veliaj urdhëroi mediat e tij marioneta që të publikonin identitetet e personave që thuhet se fshihen pas këtyre faqeve duke kërcënuar edhe me arrestime. Ricardo Gutierres shprehet i indinjuar për përmendjen që u bëri Veliaj disa personave, duke i kërcënuar dhe duke i akuzuar si gjobëvënës për shkak të kritikave që ka marrë përmes artikujve denoncues dhe investigativë.

"Jam i indinjuar nga sjellja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në zbulimin e identitetit të administratorëve të faqeve satirike shqiptare në Facebook, Lolita dhe JOQ. Këto faqe, ndonëse jo rreptësisht gazetareske, përpiqet t'i bëjë përgjegjës ata që janë në pushtet me anë të humorit (ju pëlqen apo jo). Veliaj publikoi emrat dhe informacione shumë private familjare të këtyre personave, duke pretenduar se i kishte “identifikuar” duke i vënë në rrezik të drejtpërdrejtë fizik. Vetëm pak orë më parë ai i përmendi sërish dhe tha se policia po shkonte, duke lënë të kuptohet se mund të arrestoheshin."

Gutierres i ka kujtuar Erion Veliajt sulmin që ndodhi pak ditë më parë në Top Channel, duke thënë se ai po nxit pothuajse të njëjtën gjë.

"I kujtoj zotit Veliaj se pak ditë më parë një person u vra në ambientet e Top Channel në Shqipëri dhe se ai nuk duhet të kontribuojë në një përkeqësim të mëtejshëm të sigurisë së komentuesve publikë. Kjo është një shkelje e rëndë e të drejtës së lirisë së shprehjes dhe të së drejtës së anonimitetit. Shpresoj që kryeministri Edi Rama të sigurojë që kjo sjellje e rrezikshme të ndalet menjëherë. Zyrtarët publikë pritet të mbrojnë demokracinë dhe lirinë e shprehjes. Jo për të kërcënuar dhe frikësuar zërat kundërshtues." – mbyll reagimin ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit