Trupi i 29-vjeçares Giulia Tramontano, shtatë muajshe shtatzënë e cila ishte zhdukur që prej fuindjavës në Itali, është gjetur në një ndërtesë të vjetër në via Monte Rosa. Policia italiane njofton se pas shumë orësh insistime ka qenë ish-partneri i cili ka treguar se ku e kishte fshehur trupin e Giluas pas vrasjes.
Fillimisht ishte famulja e të resë që denoncoi humbjen e saj dhe pas shumë kërkimesh policia gjeti gjurmë gjaku në makinën e tyre dhe në apartamentin në të cilin jetonte çifti.
Në atë moment 30-vjeçari ka rrëfyer dhe ka lejuar gjetjen e trupit: “Unë e vrava”. Sipas një ekzaminimi fillestar, ai ka tentuar të djegë edhe trupin, i cili është gjetur i mbështjellë me disa qese plastike.
Dyshohet se ka qenë vetë Impagnatiello ai që ka shkruar mesazhet e fundit të dërguara nga celulari i vajzës mbrëmjen e së shtunës. E fundit rreth orës 21.30 kur i shkruante një shoqeje se ishte e mërzitur pas një debati me të dashurin dhe se donte vetëm të flinte.
Gjurmët e fundit të jetës së Giulia-s janë përjetësuar në një aparat fotografik që filmon 29-vjeçaren pranë shtëpisë së saj mes orës 19:30 dhe 20:00 të së shtunës. Ndërsa partneri u tha hetuesve se e dashura e tij ishte në shtrat dhe flinte kur ai doli të dielën në mëngjes në orën 7.
Nga hetimet u zbulua menjëherë se Giulia kishte pasur një debat të rëndë me të dashurin e saj pas zbulimit të një lidhjeje paralele me një të huaj të re. Një vajzë e cila gjithashtu kishte mbetur shtatzënë muaj më parë para se të vendoste të ndërpresë shtatzëninë. Dy femrat kishin pasur edhe një përballje, vetëm të shtunën.
Hipoteza e hetuesve është se dy të dashurit më pas kanë pasur një grindje gjatë së cilës Impagnatiello dyshohet se ka vrarë 29-vjeçaren dhe më pas ka hequr trupin e saj.
Është ende e paqartë se si ajo u vra. Por duket se ai ka shkaktuar disa plagë me thikë në trup dhe më pas ka tentuar t’i vërë zjarrin trupit.