Shkatërrimi i digës në Ukrainë/ Paralajmërohen pasoja katastrofike, rrezikohet jeta e 16 mijë banorëve

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 06.06.2023, 10:43

Ukraina duket se nuk po gjen qetësi nga përplasjet me Rusinë. Së fundmi raportohet se një digë e madhe është hedhur në erë dhe uji po vërshon kudo. Nuk mund të thuhet se kush është përgjegjës për dëmet e shkaktuara në digë në këtë moment, por paralajmërohet për pasoja katastrofike.

Mësohet se uji që del nga diga ka potencialin të shkaktojë shkatërrim të madh rreth qytetit Kherson dhe zonave të tjera të populluara përgjatë lumit Dnipro. Ndërkaq bëhet me dije se rrezikohet jeta e 16 mijë banorëve, pasi në kusht lufte është e pamundur të evakuohen të gjithë në kohë.

Brenda pesë orëve, niveli i ujit do të arrijë një nivel kritik. Ka filluar evakuimi nga zonat e rrezikshme. Unë u bëj thirrje veçanërisht banorëve në bregun e majtë]: bëni gjithçka që është e mundur për ta mbrojtur veten dhe për ta shpëtuar jetën tuaj. Largohuni menjëherë nga zonat e rrezikshme”, tha Prokudin, guvernatori i Hersonit, rajon në lindje të Ukrainë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit