“E kam shoqëruar disa herë, pinim cigare”, një tjetër punonjës kazinoje pyetet për vdekjen e kenianes

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.06.2023, 17:12

Dhunimi barbar dhe vdekja e 22-vjeçares keniane Joy Ayoko vijojnë të mbeten mister.

E reja që punonte në një kazino në kryeqytet humbi jetën pak muaj më parë në një spital në vendin e saj të lindjes.

Për zbardhjen e kësaj ngjarje një tjetër punonjës i kazinosë ku punonte Joy është marrë në pyetje. Punonjësi me emrin 'Emiljan' ka treguar se ë ditën kur Joy u gjet e dhunuar ka qenë në punë nga mesnata deri në orët e para të mëngjesit. Ai ka deklaruar se me vajzën keniane kishte marrëdhënie të mira pasi e kishte shoqëruar në disa vende ku ajo punonte. Gjithashtu ka thënë se Joy-n e ka përcjellë disa herë në shtëpi, ka hyrë edhe brenda pasi kanë pirë cigare bashkë.

Sipas tij Joy ishte një vajzë e qeshur dhe se nuk e kishte parë të konsumonte lëndë narkotike. Ai thotë se ka dhunuar gjak kur Joy është dhunuar dhe ka qendruar në spitalin e Traumës disa muaj.

Punonjësi i kazinosë nuk është marrë në pyetje më herët pasi hetuesit nuk e dinin se ai kishte njohje me keniane. Pas zbërthimit të telefonit të saj ka dalë në pah punonjësi i cili lëvizte shpeshherë me një skuter me ngjyrë të zezë. Por punonjësi thotë se skuterin e ka blerë pasi ka ndodhur ngjarja.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit