Qeveria do t’i japi administratës edhe kredi të butë

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 06.06.2023, 18:25

Rritja e pagës, privilegjet në punë si dhe pushimet në çdo festë zyrtare nuk mjaftojnë për administratën publike. Qeveria për të mabjtur militantët të karikuar zgjedhje pas zgjedhjesh, ka vendosur t'u japë një tjeër privilegj të punësuarve në shtet. Punonjësit e administratës, viktimat e dhunës e trafiqeve dhe familjet e të rënëve në detyrë do të jenë prioritet në strehimin me kredi të buta.

Me këtë lehtësim, punonjësit e administratës mbeten peng edhe më shumë të qeverisë. Projektligji parashikon se çdo punonjës që merr kredi të butë do të ketë lehtësira për aq kohë sa punon në institucionet shtetërore, nëse vendos të largohet atëherë automatikisht rriten normat e interesit. Në këtë mënyrë qeveria krijon një armatë të re ushtarësh elektoralë, të cilët nuk do t'i shërbejnë tashmë vetëm partisë, por edhe shtëpisë.

Teksa qindra çifte të reja kërkojnë kredi të butë për të nisur një jetë të re, shpesh ata diskriminohen duke i lënë në pritje të pafundme, duke u vështirësuar proceduart e duke i refuzuar një pjesë të madhe të tyre. Për qeverinë prioritet kanë punonjësit e mirëpaguar të administratës sësa çiftet e reja që janë me rroga minimale. E në kushtet kur të rinjtë nuk mbështeten as për të blerë një banesë, emigrimi bëhet domosdoshmëri për ta.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit