Shoferi 54-vjeçar aksidentohet në punë, mjeku i Elbasanit nuk e mjekon për të fshehur ngjarjen

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07.06.2023, 10:07

Një 54-vjeçar me iniciale A.K është aksidentuar gjatë punës së tij si shofer për një firmë private.

Ai është paraqitur në spitalin e Elbasanit për ndihmë mjekësore, por stafi e kanë neglizhuar me qëllim fshehjen e ngjarjes. Bashkëshortja e 54-vjeçarit ka denoncuar në polici mjekun me iniciale E.J, dy punonjës të spitalit dhe rojen pasi kanë neglizhuar dhënien e asistencës mjekësore për bashkëshortin e saj.

Pas denoncimit, policia ka proceduar penalisht mjekun për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor” dhe shtetasit me iniciale I. I., 49 vjeç dhe E. H., 29 vjeçe, pjesë e stafit mjekësor të spitalit rajonal të Elbasanit, B. P., 49 vjeç, punonjës për ruajtjen e sigurisë fizike të këtij spitali, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Ndërkohë që pronari i frimës ku punonte 54-vjeçari, është proceduar për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit