250 mln euro xhiro/ Europol: Shqiptari pastronte paratë e kriminelëve më të mëdhenj në botë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 07.06.2023, 10:11

Europol ka vënë në pranga shqiptarin Thanas Bako nga Saranda, pas shumë kërkimeve si i përshirë në bandat kriminale. Europol ka dhënë sot më shumë informacione për arresitmin, ndërsa ka theksuar se shqiptari pastronte paratë e pista të kriminelëve më të mëdhenj në botë.

"Një pastrues i njohur parash, që pastronte paratë e pista të kriminelëve më të mëdhenj në botë, është arrestuar më 31 maj në Athinë në Greqi. Arrestimi i tij vjen pas një hetimi të gjatë nga Policia holandeze (Politie) për aktivitetet e këtij bankieri të fshehtë që vepron në Holandë. Burri dyshohet se drejtonte një organizatë kriminale e cila pastronte miliona euro në baza mujore për kriminelët," thuhet në njoftimin e Europol.

Organizata kriminale trafikonte në baza ditore, nëpërmjet një sistemi bankar “të nëndheshëm” duke përdorur komunikime të koduara, shuma të mëdha parash dhe llogaritet se për një periudhë rreth 10 mujore trafikoheshin shuma të rendit të 250 milionë eurove.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit