“Heroi ynë i vogël”/ Ky është futbollisti shqiptar që vdiq në Greqi, vetëm 17-vjeç

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07.06.2023, 10:30

Enea Topi është 17-vjeçari shqiptar që u aksidentua për vdekje ditën e djeshme në Kavalla, Greqi.

Ai ishte duke ecur me motor me një person tjetër, kur motori u fut nën rrotat e një kamioni të madh të bashkisë Kavallë. Kamioni i plehrave po shkonte drejt landfillit të bashkisë Kavallë, kur i riu duket se ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar nën rrotat e mjetit të madh.

I riu shqiptar ishte futbollist dhe kishte luajtur vitin e kaluar me ekipin e Kavallës. Klubi i futbollit në një postim në rrjetet sociale e cilëson Enean një "hero të vogël" që luftoi për ekipin pa u lodhur. Ata i shprehin ngushëllime familjarëve dhe miqve të Eneas.

Postimi i tyre:

Me pikëllim të madh u informuam për aksidentin e heroit tonë të vogël Enea Topi. Një nga sportistët që luftoi vitin e kaluar për ekipin tonë të dashur, duke mësuar se çfarë do të thotë dinjitet dhe dashuri vetëmohuese për qytetin dhe A. O. Kavala. I urojmë me gjithë zemër kurajo dhe forcë familjes së tij që i dha lamtumirën kaq papritur dhe herët, qoftë i lehtë dheu që do ta mbulojë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit