Plagosi rëndë një person, Gerald Dukaj nga Vlora kapet pas dy vitesh

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 07.06.2023, 15:46

Është arrestuar pas dy vitesh i shpallur në kërkim shtetasi Gerald Dukaj nga Vlora. 29-vjeçari ishte shpallur në kërkim për plagosje të rëndë me dashje. Dukaj në vitin 2020 ka plagosur rëndë një person tjetër gjatë një sherri me motive të dobëta.

Njoftimi i Policisë:

Port Vlorë Plagosi rëndë një shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, të ndodhur në vitin 2020, ndalohet 29-vjeçari i shpallur në kërkim nga DVP Vlorë. 29-vjeçari u vu në pranga falë informacioneve të siguruara nga Policia Kufitare e Vlorës, përmes inteligjencës informative, se ky shtetas tentonte të hynte në vendin tonë. Shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Vlorës, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas i shpallur në kërkim për një vepër penale kundër personit, tentonte të hynte në vendin tonë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, kanë bërë ndalimin e shtetasit Gerald Dukaj, 29 vjeç, banues në Vlorë. 29-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Në vitin 2020, ky shtetas ka dëmtuar rëndë një shtetas tjetër, gjatë një konflikti fizik me të, për motive të dobëta. Shtetasi Gerald Dukaj do t'i dorëzohet Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit