70% e të rinjve në Shqipëri jetojnë me prindërit

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 07.06.2023, 18:06

Kushtet e vështira ekonomike dhe pavendosmëria për të nsiur një jetë të pavarur, bën që rreth 70 % e të rinjve të grupmoshës 15-29 vjeç të jetojnë me prindërit. Familjet e mbipopulluara ka qenë matja e radhës që Eurostat ka bërë për Europën, ku Shqipëria renditet ndër vendet e para. Pas shqiptarëve në radhë vijnë rumunët ku 60% e tyre jetojnë me prindërit, ndjekur nga bullgarët me 57% dhe letonezët me 54%.

Sociologët thonë se në Shqipëri kjo vjen si rezultat edhe i kulturës familjare ku shumë të rinj e kanë të vështirë të shkëputen nga familja. Në veri të vendit ruhet ende tradita e jetesës me prindërit, tendencë që po përhapet në të gjithë Shqipërinë.

Ndër problemet që hasin të rinjtë shqiptarë është edhe pamundësia për të blerë një banesë. Në kushtet kur shtrnjtimi i banesave ka arritur në shifra të çmendura, të rinjtë zgjedhin si mundësi bashkëjetesën me familjet për të ulur shpenzimet.

Ndërkohë më të pavarur nga prindërit janë qipriotët dhe maltezët ku vetëm 4% e tyre jetojnë me prindërit. Më pas vjen Irlanda me 5%, si dhe Holanda dhe Belgjika me 8%.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit