“Në Gjermani më futën në apartament me 5 djem”/ Agjencia turistike: Vajza mashtron, ka pranuar që pa u nisur

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 07.06.2023, 20:53

Më herët, gjatë ditës së sotme, JOQ publikoi denoncimin e një vajze që denonconte një agjenci që ndodhet në Durrës te Stacioni i Trenit. Vajza akuzonte AGENCY IDEAL Travel & Tours, se e ka mashtruar për pjesën e kthimit të parave në rast anulimi të udhëtimit si dhe vendin e fjetjes.

Vajza shkruante për JOQ i ka paguar agjencisë 275 euro për një apartament që i prezantuar nga agjencia ishte krejt ndryshme nga ai në realitet, pasi sipas vajzës sapo ka shkuar në Gjermani, ka vënë re se apartamenti ishte për disa persona dhe aty ndodheshin 4-5 djem. Pas kësaj ka reaguar vetë agjencia.

AGENCY IDEAL Travel & Tours në një mesazh për JOQ, shkruan se vajza ka pranuar apartamentin që tualeti të ndahet me të tjerë. Sipas agjencisë, klientja, pra vajza në fjalë që pretendon se është mashtruar, ka pranuar apartamentin që në momentin kur ka qenë në zyrat e agjencisë. Kjo e fundit në reagimin e saj shkrua se vajza nuk ka ngelur në mes të katër rrugëve, por ka qenë me të dashurin e saj, për të cilin ka njoftuar agjencinë, por pa treguar emër të tij.

Agjencia:

Vajza ka pranuar apartamentin te ndahet banja me te tjere. Vajza ka qene person i dyte qe nuk ka dashur emrin e dyte ta publikoj. Atëherë i bie po mashtron vajza. Ke politiken e hotelit qe e thote shume qarte Shared bathroom. Kur klientja ka qene ne zyre ka pranuar apartamentin. Kishte dhomen e saj nuk ka ngelur mes 4 rrugëve aq me teper e shoqeruar me te dashurin e saj siç ne na ka shpjeguar duke mos i shënuar dhe emrin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit