Bordi i Transparencës u shkri, Konfindustria: Çmimet e karburanteve do mbeten të larta

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 08.06.2023, 10:42

Ditën e djeshme është vendosur të shkrihet Bordi i Transparencës që deri më sot ka vendosur çmimet e karburanteve në tregun tonë. Por, sipas Konfindustrisë, shfuqizimi i Bordit të Karburanteve nuk do të sjellë ulje të çmimeve të hidrokarbureve, por përkundrazi pritet rritje.

Përmes një deklarate për media, Konfindustria ku thekson se mungesa e qartë e standardeve të konkurrencës vërehen sidomos në pjesë të caktuara të zinxhirit tregtar si shërbimet portuale dhe të tregtisë me shumicë të karburanteve.

Në këto kushte, Konfindustria kërkon krijimin e Entit Rregullator të Karburanteve sipas modeleve të ngjashme të suksesshme në Rajon.

Konfindustria, duke marrë shkak nga shfuqizimi i Bordit të Transparencës vlerëson, se vendimi nuk pritet të sjellë asnjë ulje të çmimeve të karburanteve në treg, përkundrazi mund të përkeqësohet më tej

Arsyeja e përfundimit të mësipërm është mungesa e konkurrencës së lirë në tregun e karburanteve si pasojë e pranisë së oligopoleve dhe marrëveshjeve të tipit kartel. Mungesë e qartë e standardeve të konkurrencës vërehen sidomos në pjesë të caktuara të zinxhirit tregtar si shërbimet portuale, të depozitimit dhe të tregtisë me shumicë të karburanteve”, thuhet në reagim.

Duke theksuar se Bordi u shkrirë në momentin ku e ka lënë çmimin e karburantin në një pikë shumë më të larte se vendet e tjera të rajoni.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit