Kamioni përplaset me kantierin e ndërtimit/ Vdes 45-vjeçari shqiptar, plagoset djali i tij dhe 7 punëtor

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 08.06.2023, 12:17

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën A14, në Itali. Një kamion i drejtuar nga një 45-vjeçar shqiptar është përplasur me barrierat e një kantieri ndërtimi që kryente aktivitetin e punës natën.

Viktimë ka mbetur shqiptari, teksa janë regjistruar edhe 8 të plagosur. Në mesin e këtyre të fundit, është edhe djali i viktimës, i cili ndodhej në kamion me të atin në momentin e ngjarjes dhe po flinte gjumë.

Punëtorët e tjerë të plagosur janë italianë dhe të shtetas të huaj. Në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse, dhe policia e cila po heton aksidentin. Të plagosurit po marrin mjekime në spitalet e Vastos, Pescara-s dhe Chieti-t.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit