Nuk kanë dhomën e tyre, 70% e të rinjve shqiptarë flenë në kuzhinë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 08.06.2023, 12:35

Një pjesë e pjesë e të rinjve në Shqipëri nuk kanë një dhomë të veten dhe detyrohen të flenë në kuzhinë. Në raportin e publikuar së fundmi Eurostat tregon se, të rinjtë shqiptarë janë të dytët në Ballkanin Perëndimor që vuajnë nga fenomeni i jetesës në shtëpi të mbipopulluara.

Konkretisht, gati 70% e të rinjve nga mosha 15 – 29 vjeç nuk kanë një dhomë të posaçme tyren në shtëpitë ku jetojnë. Ndërsa theksohet se, grupmosha që nuk kanë një dhomë të tyre personale janë kryesisht ata rreth 15 –19 vjeç. Kjo përqindje është shumë më e lartë se mesatarja e bashkimit europian në 26%.

Në Ballkan përpara nesh me përqindje më të madhe qëndron Mali Zi, ndërsa vendin e tretë e zë Serbia.

Bashkimi Europian mat edhe mbingarkesën e kostos së banesës, që përcakton përqindjen e të rinjve dhe popullsisë në tërësi, që harxhojnë më shumë se 40% të të ardhurave të gjithë familjes për banesën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit