Në Shqipëri pensionistët mezi shtyjnë 1 javë, Abazoviç do të rrisë në 470 € pensionin e malazezëve

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 08.06.2023, 14:21

Kryeministri Dritan Abazoviç ka njoftuar rritjen e pensioneve në mal të Zi. Në një status në Facebook, Abazoviç ka bërë të ditur se pensionet e malazezëve do të rriten me rreth 8.5%. Ndonëse në Shqipëri me kryeministër Edi Ramën, pensionet që marrin të moshuarit janë qesharake, dhe mezi shtyhet 1 javë, në Mal të Zi, qeveria atje është kujdesur që kjo kategori të gëzojë rritjen e pensioneve.

Sipas njoftimit, 40 mijë përfitues që marrin pensionin minimal, pas rritjes do të kenë një pension prej rreth 282 euro. Ndërkohë bëhet e ditur se pensioni mesatar do të shkojë nga 375 euro në 405 euro, teksa deri në fund të vitit 2023 pensioni mesatar do të jetë rreth 470 euro.

Kryeministri Dritan Abazoviç

️Mirëdita Mali i Zi! Qeveria ka marrë vendim për rritjen e pensioneve, pensioni mesatar është mbi 400 euro Pensionet do të rriten me rreth 8.5%. E kemi fjalën për popullsinë më të vjetër! Rreth 40 mijë përfitues që marrin pensionin minimal, pas rritjes do të kenë një pension prej rreth 282 euro. Pensioni mesatar do të shkojë nga 375 euro në 405 euro, ndërsa deri në fund të vitit 2023 pensioni mesatar do të jetë rreth 470 euro. Qeveria kujdeset për të gjitha kategoritë e qytetarëve. Me guxim ne jemi në rrugën e duhur!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit